Tiranë, protestë kundër parkimit nëntokësor pranë ish-parkut “Rinia”

23/01/2016 00:00

Një grup ambientalistësh, mes tyre edhe përfaqësues të opozitës, kanë kundërshtuar vendimet e fundit të Bashkisë së Tiranës për dhënien me koncension të parkimit nëntokësor pranë ish-parkut “Rinia”.

Në këtë protestë ata kanë kundërshtuar dhënien e lejeve pa i konsultuar më parë me publikun, çka ka sjellë mungesë transparante.

Një nga aktivistët e kësaj levizje tha se bashkia nuk ka bërë me dije detajet e këtij projekti i cili do të ul sipërfaqet e gjelbërta, në një qytet ku ndotja është në nivele të larta e ku hapësirat e lira janë shumë të pakta.

Aktivistët, por edhe ish-funksionarë të Bashkisë së Tiranës, thanë se shumë sipërfaqe të gjelbërta në qendër të kryeqytetit pritet të shfrytëzohen për parkime nëntokësore.

Top Channel