Louis Tomlinson bëhet baba

23/01/2016 00:00

Fansat e One Direction ishin më shumë se të lumtur mëngjesin e sotëm, duke spekuluar nëpër rrjetet sociale se Louis Tomlinson është bërë baba për herë të parë.

Por më në fund një burim i afërt me këngëtarin ka konfirmuar se 24-vjeçari dhe ish e dashura e tij, Briana Jungwirth, kanë mirëpritur djalin e tyre të parë.

“Louis është i lumtur dhe shumë i emocionuar që është bërë baba dhe ai mendon se Briana është bërë një nënë e mrekullueshme”, ka shtuar burimi për revistën “People”.

“Erdhi si një surprizë në fillim, por ai dhe Briana janë shumë miq të ngushtë dhe ardhja në jetë i ka bërë ata akoma më të afërt”, shton i njëjti burim.

Top Channel