Tiranë, aksident në zonën e Saukut; humb jetën një person

23/01/2016 17:55

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është verifikuar pasditen e kësaj të shtune në Tiranë.

Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet teksa kalonte rrugën.

Viktima është identifikuar me inicialet L.B, 57 vjeç, saktësojnë burimet, duke shtuar se automjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për lokalizimin e tij.

Top Channel