PR mbledh asamblenë, Mediu: Konfederatë të djathtë kundër qeverisë

23/01/2016 18:35

Partia Republikane mblodhi këtë të shtunë asamblenë kombëtare, nga ku kreu i kësaj force politike Fatmir Mediu tha se, “situata aktuale në Shqipëri sjell nevojën e krijimit të domosdoshëm të një konfederate të djathtë gjithëpërfshirëse”.

Sipas tij, “kjo do të jetë e vetmja mënyrë për të ndalur revanshin antiligjor të kësaj qeverie”.

Mediu gjithashtu shprehu nevojën e konsensusit për reformën në drejtësi, si dhe bashkëpunimin e së djathtës për reformën zgjedhore.

Duke u ndalur tek ligjii për pronat, Mediu tha se Partia Republikane do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese, si dhe në Komitetin e Ministrave të Bashkimit Europian.

Top Channel