Sarandë, një person i vë flakën vetes në mes të qytetit

23/01/2016 20:35

Një person është lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin vetes pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Sarandës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2, në hyrjen e pallatit ku personi në fjalë banon.

Ai ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe pas mjekimeve paraprake është dërguar në drejtim të Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Mësohet se ky shtetas ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike dhe gjithashtu vuante nga tensioni. Policia po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel