Tiranë, të shtëna në Kombinat; identifikohet një prej autorëve

23/01/2016 20:55

Të shtëna armësh zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune tek Rruga e Qelqit, në zonën e Kombinatit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar me armë ndaj një personi, por ende nuk dihet identiteti i tij.

Burime policore bëjnë të ditur se për momentin dyshohet që të shtënat të kenë ardhur pas një konflikti të çastit.

Megjithatë, hetuesit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, ndërkohë që kanë identifikuar tashmë një prej autorëve.

Top Channel