Vetëvendosje në Tiranë: S’jemi kundër serbëve, Serbia kundër nesh

21/01/2016 21:45

Lëvizja Vetëvendosje organizoi pasditen e së shtunës në Tiranë një takim me qytetarët në Muzeun Historik Kombëtar.

Në këtë takim të parë të këtij niveli merrnin pjesë kreu i kësaj force politike, Visar Ymeri dhe deputeti Albin Kurti.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë nga kthetrat e qeverisë qytetarët e Kosovës”, tha Ymeri, i cili vuri në dukje se, përveç Albin Kurtit janë arrestuar edhe aktivistë të tjerë.

“E gjithë kjo që po ndodh vë në diskutim statusin e  Kosovës, a do jetë republikë apo jo”, u shpreh Ymeri.

Ndërsa vetë Kurti tha se, opozita është për stabilitetin në Kosovë dhe rajon dhe se nuk është kundër serbëve.

“Ne jemi për stabilitetin rajonal dhe atë të Kosovës. Ne e kemi fjalën për zhvillimin e vendit dhe drejtësinë. Ndaj ne mund të kemi paqen dhe stabilitetin. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh”, theksoi Kurti.

Top Channel