Kush e dinte se ai ishte fans i Harry Potter?
24/01/2016 00:00
Mesa duket edhe Ben Affleck qenka fans i Harry Potter. Aktori, producent dhe drejtor shfaqet me një t-shirt gri, me një foto të Sirius Black.
Kjo ka qënë bluza me të cilën ai ka shkuar në punë, në xhirimet e filmit të tij më të ri, “Live by Night”, me Elle Fanning në Los Angeles.
43-vjeçari mbante bluzën që kishte sloganin “Have You Seen This Wizard”, me një kapele në kokë dhe tuta sportive.
Por më pas ai ishte me kostumin e viteve 1920, duke u bërë gati për të luajtur rolin, dhe duke tymosur një cigare.
Top Channel