Angjeli në shkollat e Peqinit: Projekte, për të përfituar investime

24/01/2016 00:00

Deputeti socialist Anastas Angjeli ka vizituar disa shkolla në Peqin, ku i ka kërkuar autoriteteve lokale të paraqesin urgjent projektet, për të marrë ndihmën e qeverisë qendrore, pasi gjendja e këtyre objekteve arsimore është tejet e amortizuar.

Angjeli u ndal në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli”, e cila është e pushtuar e gjitha nga lagështira. Suvatë dhe tavani i rënë, sidomos në kohë të reshjeve e bëjnë të vështirë zhvillimin e një procesi mësimor normal në këtë shkollë.

“Shkollat janë probleme të cilat kërkojnë një angazhim dhe një reflektim nga autoritetet lokale për të paraqitur në mënyrë urgjente projektet, me qëllim që të sigurohet mbështetja e qeverisë në kuadër të Fondit të Zhvillimit Rajonal. Si prioritet, përmirësimi i qendrave të qytetit dhe institucioneve të arsimit dhe eprave të tjera infrastrukyurtore, në mënyr që kushtet e procesit mësimor të jenë në standardet arsimore që kërkon zhvillim i arsimit në vendin tonë”, tha Angjeli.

Angjeli u ndal edhe në disa shkolla të tjera të bashkisë së Peqinit ku problemet shfaqen të ngjashme duke premtuar se shumë shpejt do të ndërhyhet për riparimin e tyre.

Top Channel