Australian Open 2016, më të mirët në çerekfinale

24/01/2016 00:00

Maria Sharapova fiton ndeshjen e saj të raundit të katërt në Australian Open për t’u kualifikuar në çerekfinale të këtij turneu. Tenistja ruse, finaliste e vitit të kaluar fitoi nndaj zviceranes Belnida Bencic  me rezultatin 2-0.

Sharapova nuk e pati aspak të lehtë sfidën ndaj 18-vjeçares Bencic dhe aspekti që e ndihmoi më shumë në këtë sfidë ishte numri i lartë i aceve të shënuar, 21. Në fund Sharapova i fitoi të dy setet e këtij takimi 7-5; 7-5 dhe në çerekfinale e pret pikërisht Serena Uilliams kampionia në fuqi.

Nga ana e saj tenistja amerikane e pati shumë të lehtë përballjen e saj ndaj Margarita Gasparian. Numri 1 i botës nuk shpenzoi shumë kohë dhe e mbylli ndeshjen në 2 sete 6-2; 6-1 në më pak se 60 minuta lojë.

Në kampin e meshkujve u kualifikua Kei Nishikori u kualifikua për në cerekfinale të Australian Open. Në rtaundin e katërt japonezi mundi Zho Vilfrid Tsonga me rezultatin 3-0. Ishte një takim i dominuar totalisht nga Nishikorti që i fitoi setet 6-4; 6-2; 6-4. në cerekfinale, Nishikoir do të përballet me numrin 1 të botës, Novak Djokovic, i cili fitoi me shumë vështirësi ndaj Zhil Simon me rezultatin 3-2.

Top Channel