Të kalosh në urën prej xhami

24/01/2016 00:00

Për disa njerëz në Kina qielli nuk është limiti, veçanërisht kur mund të ndërtosh një urë prej xhami pezull në ajër dhe të kalosh në të.

Qendrat turistike në provincat Henan dhe Hunan, kanë përfshirë në paketa turizmi edhe urën si një tërheqje për vizitorët.

Dhe duket se kjo ka funksionuar, duke tërhequr qindra vizitorë dhe vendas që dëshirojnë të provojnë një tjetër eksperiencë, disi edhe të frikshme në urën e Njeriut Trim në Pingjiang.

“Ti sheh poshtë dhe ndjen frikën, por shpejt e merr veten dhe shijon pamjen. Është e bukur, sidomos kur duket se ecën në ajër”, thotë për BBC një studente 19-vjeçare.

Ura e gjitha transparente, është 300 metra e gjatë dhe është në lartësinë 180 metra. Për herë të parë për publikun u hap në shtator.

Zyrtarët lokalë thonë se panelet e xhamit janë dizenjuar që të jenë rezistente ndaj erërave të forta të lartësive, dhe tërmeteve, si dhe peshës së 800 vizitorëve së bashku.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel