Reparti i ri i Kardiologjisë, Rama dhe Beqaj në Spitalin e Beratit

24/01/2016 11:25

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qënë në spitalin e Beratit, ku së fundmi është instaluar edhe kabineti i repartit të kardiologjisë.

500 pacientë nga Berati që deri tani i drejtoheshin QSUT-së, do të marrin shërbimin në këtë spital, ku tashmë janë instaluar dhe aparaturat e reja. Në të gjithë vendin në dy vjet janë 11 spitale rajonale, dhe tre poliklinika që janë pajisur me kabinetet e kardiologjisë.

“Çdo javë, rreth 10 sëmurë [nga Berati] detyrohen të shkojnë në Tiranë, ose ta bëjnë privatisht, duke paguar lekë në dorë, vetëm për provën ushtrimore. Këtë vit, 500 vetë do ta marrin shërbimin në spitalin e Beratit, duke shmangur kohën që harxhojnë dhe shpenzimet, por do të na lehtësojnë edhe ë Tiranë, sepse do të ketë shumë më pak ngarkesë. Si ky kabinet ka sot në të 11 spitale rajonale të Shqipërisë dhe në tre poliklinika të Tiranës. Praktikisht, kur filluam para 2 vjet e gjysmë nuk kishte fare, sot sëmundjet kardiake që kanë barrën më të madhe të sëmundshmërisë dhe që janë në fokusin e angazhimeve tona janë në vëmendje edhe me diagnostikë sa më pranë qytetarëve”, është shprhur ministri Beqaj.

Mjekët e spitalit rajonal të Beratit e kanë cilësuar të rëndësishëm investimin, si një shërbim të domosdoshëm, por deri dje të munguar.

Top Channel