Michael Buble tashmë ka një familje prej katër anëtarësh! Të premten, këngëtaril, fitues i çmimit Grammy, dhe bashkëshortja e tij, aktorja argjentinase Luisana Lopilato bën të ditur lindjen e fëmijës së dytë.

Pas Noah, vjen në jetë djali tjetër, të cilin ata kanë vendosur ta quajnë Elias.  Madje ata kanë postuar dhe foton e parë të të porsalindurit.

“Dhe ja ku jemi 4. Ju  njohim me vëllain e vogël të Noah, Elias Buble”, kanë shkruar të dy në llogaritë e tyre në Twitter dhe Instagram.

Michael, 40 vjeç dhe Luisana 28 vjeçe, janë prindër të 2-vjeçarit Noah.

Top Channel