68-vjetori i lindjes së Arbën Xhaferit, Thaçi: Sheshet kryesore të mbajnë emrin e tij

24/01/2016 00:00

Partia shqiptare në opozitë e Maqedonisë, PDSH ka përkujtuar këtë të diel përvjetorin e 68 të lindjes së Arbën Xhaferit, ish-kreut të kësaj force politike. Kreu aktual i partisë, Menduh Thaçi ka vizituar dhe ka vendosur kurora me lule në varrin e kryetarit të ndjerë, duke përkujtuar kështu veprën e tij.

Pas zhvillimit të homazhit, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, në një prononcim për mediat ka theksuar ndër të tjera se emri i një prej politikanëve më të shquar shqiptarë të Maqedonisë duhet t’u vendoset shesheve kryesore të vendeve ku jetojnë shqiptarët.

“Mendoj se, është e afërt koha kur përmendorja kryesore, sheshet kryesore ku jetojnë shqiptarët, të mbajnë emrin e Arbën Xhaferit. Kjo është simbolika e rrugës së vetme drejt fitores përfundimtare të tyre”, është shprehur Thaçi.

Top Channel