Mourinho, letër United? Agjenti e mohon: Lajm qesharak

24/01/2016 00:00

Jose Mourinho nuk i është vetofruar Manchester United. Ai që e ka pohuar këtë është agjenti i trajnerit portugez, i cili përgënjeshtroi një lajm të publikuar te “The Independent”, ku flitej për një letër të shkruar nga Mourinho, i cili shprehte dëshirën për të marrë drejtimin e “djajve të kuq”.

“Dua të them se, një trajner si Mourinho nuk mund të shkruajë kurrë një letër në drejtim të ndonjë klubi për t’i ofruar shërbimet e tij. Lajmi i publikuar është qesharak dhe totalisht absurd”, ka thënë Mendes.

Sipas “The Independent”, Mourinho e shkroi letrën në drejtim të Manchester United pas humbjes që “djajtë e kuq” pësuan në “Old Trafford” me Southamptonin, me rezultatin 1-0.

Top Channel