Krujë, çohen për gjykim 8 të pandehur; shkaktuan 3 viktima

24/01/2016 00:00

Prokuroria e Krujës njoftoi këtë fundjavë se ka përfunduar hetimet për 8 persona, 4 prej të cilëve akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese”, ndërsa të tjerët për “përkrahje të autorit të krimit”, duke i çuar ata për gjykim. Çështja për të cilën akuzohen ata la lidhje me një ngjarje të shënuar 5 qershorin e vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 3 persona dhe një tjetër është plagosur.

Më konkretisht, në përfundim të hetimeve prokurorët kanë ngritur akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve ushtarake” kundrejt Danjel, Besnik dhe Pëllumb Gurali Kora, respektivisht të vitlindjeve 1987, 1985, 1989, si dhe Gurali Kora, i lindur në 1959-n.

Ndërkohë, për “përkrahje të autorit të krimit”, janë akuzuar 4 shtetasit e tjerë: Ardjan Gjonaj i 1978-s; Paris dhe Preng Gjeta të lindur në 1993-shin dhe 1961-shin respektivisht; si dhe Shpëtim Nikolli, i lindur në 1971-shin. Për të gjithë këta, prokuroria i ka kryer hetimet nën masën e sigurimit “arrest në burg”.

Top Channel