Stuhia e dëborës “Jonas”, shtyhen ndeshjet e NHL dhe NBA

24/01/2016 00:00

Moti i keq që ka mbërthyer SHBA ka ndikuar jo pak edhe në aktivitetet sportive.

Disa ndeshje të National Hockey League dhe NBA janë shtyrë për t’u zhvilluar në data të mëvonshme për shkak të stuhisë së dëborës “Jonas”.

Në NHL është shtyrë për një ditë tjetër sfida mes Uashington Capitals dhe Pittsburg Penguins e parashikuar të zhvillohej ditën e diel në “Verison Center” në Uashington DC. Kjo është ndeshja e dytë që pezullohet për Uashington, pas asaj në “Anaheim Ducks” e parashikuar të luhej ditën e premte.

Tjetër ndeshje e kampionatit të NHL e pezulluar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës ishte edhe ajo mes New York Islanders dhe Filadelfia Flyers, që duhej të luhej të shtunën në Barclays Center të Bruklin.

Në basketboll, ishin 2 ndeshjet e pezulluara, të dyja të parashikuara që të zhvilloheshin ditën e shtunë. Në Filadelfia trashësia e borës arriti deri në 45 cm dhe sfida me Boston Celtics në “Wells Fargo Center” do të luhet pikërisht ditën e diel.

Sfida tjetër e NBA shtyrë për shkak të stuhisë së dëborës “Jonas” ishte ajo mes Utah dhe Washington.

Top Channel