NBA, Chicago Bulls rigjen fitoren

24/01/2016 00:00

Chicago Bulls rikthehet te fitorja në kampionatin e NBA. Skuadra nga Ilinois mposhti Cleveland Cavaliers në Quicken Loans Arena 96-83, në një ndeshje ku basketbollistët e saj nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

I vetmi që u përpoq të bënte diçka për Cavaliers ishte LeBron James me 26 pikë, 13 topa në tabelë dhe 9 asist, shifra këto që i shërbyen vetwm për të pasuruar statistikat personale. Për Chicago-n protagonist u bë spanjolli Pau Gasol me 25 pikë dhe 10 topa në tabelë.

Los Angeles Lakers vazhdon serinë e humbjeve në kampionat. Skuadra kaliforniane u  mposht nga Portland në fushën e këtij të fundit, duke 103-121regjistruar disfatën e 6 radhazi.

Për Portland, Lilard ishte i papërmbajtshëm dhe e mbylli këtë takim me 36 pikë të shënuara, ndërkohë që për Lakers më i miri në parket ishte Russell me 21 pikë të shënuara.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Sacramento shënoi fitoren e pestë radhazi teksa mposhti Indiana Pacers 108-97. Denver Nuggets mundi Detroit 104-101, New Orleans mposhti Milwaukee 116-99, ndërsa New York humbi me Charlotte 84-97.

Top Channel