Ky është momenti kur një zhytës i çmendur vendosi të dilte nga kafazi i tij nënujor për të përkëdhelur një peshkaqen të bardhë në hundë.

I pakënaqur thjesht me soditjen e grabitqarit të frikshëm, zhytësi e afroi fillimisht peshkaqenin me anë të një karremi. Kur peshkaqeni afrohet mjaftueshëm në kafaz, ai zgjat dorën dhe e prek në hundë.

Fotot e mrekullueshme janë realizuar nga 47-vjeçari rus Dmitry Vasyanovich.

Takimi i zhytësit me peshkaqenin ndodhi në Ishullin Guadalupe të Meksikës, një vend shumë i njohur mbarështimi për peshkaqenët.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel