Juventusi nuk di të ndalet, mposht Romën për fitoren e 11 radhazi

25/01/2016 00:00

Nuk ndalet më marshimi i Juventusit në kampionatin italian. Bardhezinjtë kanë fituar 1-0 përballë Romës në javën e 21 të Serisë A, duke çuar në 11 numrin e fitoreve radhazi, që i mban në distancën e 2 pikëve larg Napolit kryesues.

Dybala në minutën e 77 është autori i golit pas një goditjeje diagonale me të majtën.

Kjo humbje për Romën vjen pas 3 barazimesh radhazi, duke e nxjerrë përfundimisht nga gara për titullin.

Top Channel