Me ‘snowboard’ në rrugët e Nju Jorkut

25/01/2016 09:50

Stuhia Jonas që ka përfshirë shtetet e Amerikës Lindore ka dhe anën e saj pozitive, të paktën për disa amatorë të ‘snowboard’-it.

Casey Neistat, regjisor filmash ka filmuar veten teksa ecën me ‘snowboard’ në rrugët e Nju Jorkut.

Gjatë fundjavës Nju Jorku u mbulua nga 68 cm dëborë gjatë fundjavës. Neistat thotë se video ka rreth 2.5 milionë shikues në kanalin e tij në YouTube.

Top Channel