Ligji i ri për sigurinë, Tahiri mbron draftin; PD: Mbulon paaftësinë tuaj

25/01/2016 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke prezantuar projektligjin e ri për masat shtesë për sigurinë publike, deklaroi në komisionin përkatës parlamentar se rreziku ndaj qytetarëve do të ulët ndjeshëm.

“Ky është një ligj i domosdoshëm në kushtet e reja të shoqërisë. Është një projektligj i vonuar, sepse vendet e tjera kanë praktika të konsoliduara të ndarjes së përgjegjësisë mes individit dhe institucioneve. Gjithashtu, në kuadër të luftës kundër terrorizmit masat e shtuara të sigurisë janë themelore për ta bërë jetën më të sigurtë dhe për të shtuar premisat për parandalimin e paligjshmërisë dhe kriminalitetit”, deklaroi Tahiri.

Por deputetët e opozitës u shprehën se ky ligj është thjesht një justifikim për rendin dhe sigurinë e cënuar në vend.

“Kaq vrasje që zoti ministër thotë se kanë ndodhur në vit janë bërë vetëm në këtë periudhë 20-ditore në vend. Vrasje, pengmarrje… dhe këtë nuk e zgjidh ky projektligj për këto masa shtesë. Ky ligj ka ardhur si një pretekst për të justifikuar dështimet e strukturave të Policisë së Shtetit deri tani”, deklaroi deputeti i opozitës, Flamur Noka.

Pr.ligji detyron institucione e subjekte publike e private që të vendosin kamera në ambjentet e tyre. 

Top Channel