Leo di Caprios i plotësohet dëshira?

25/01/2016 00:00

Më herët këtë muaj, pretendenti për Oscar, Leo di Caprio shprehu dëshirën e tij për të luajtur një ditë në ekran rolin e Putin apo Lenin.

Ai është shprehur se “mendoj se duhet të ketë më shumë filma për historinë ruse, pasi ka rrëfime me vlera si Shekspiri. Kjo është emocionuese për një aktor”.

Epo duket se 41-vjeçari është me fat, pasi LenninFilm, një kompani filmike ruse i ka ofruar yllit të “The Revenant” shansin të luajë në një film të ri Vladimir Lenin.

Zëdhënësja e Lenfilm Valeriy Karlov ka thënë për Baltika FM: “Është gjithmonë interesante të bësh filma. Leonardo diCaprio shpesh në rininë e tij është krahasuar me Leninin. Ne kemi mjaftueshëm skenar dhe mund të rikrijojmë periudhën e revolucionit”. Por jo vetëm që Di Caprio ka shprehur interes për mendimtarët rus, por … ai ka mjaft ngjashmëri me të riun Lenin.

Top Channel