Mëson shumë shpejt, njësoj si i ati!

25/01/2016 00:00

Mark Zuckerberg dhe vajza e tij e vogël Maxima, nuk kanë lënë mënjanë as mësimet e notit.

Themeluesi i Facebook ka postuar një foto të re të vajzës së tij, vetëm dymuajshe teksa noton e qetë në duart e të atit miliarder.

“Noti i parë i Max. Asaj i pëlqen!”, shkruan Mark në përshkrimin e fotos.

Postimi ka marr më shumë se një milion pëlqime e 21 mijë komente. Krahasuar me fotot e mëparshme Max është rritur shumë. Por në fakt nuk është ende e qartë nëse ky është mësimi i parë i notit për Max, teksa shumë fëmijëve u mësohet të notojnë shumë shpejt, pavarësisht se ekspertët nuk e rekomandojmë. Apo kjo foto është thjesht një larje e Max në duart e të atit.

Nga ana tjetër, mediat shkruajnë nëse Zuckerberg do ta mbajë premtimin se do të bëjë vetëm dy muaj leje lindje.

Top Channel