NBA, Houston fiton derbin me Dallasin

25/01/2016 11:25

Houston Rockets fiton derbin teksan me Dallas Mavericks. Në “Toyota Center”, skuadrta e Rockets e mbylli ndeshjen 115-104, duke shënuar fitoren e 24 sezonale. Trevor Ariza me 29 pikë dhe James Harden me 23 pikë, 15 topa në tabelë dhe 10 assist ishin ata që i dhanë jetë lojës së Houston.

Edhe me këtë fitore Houston mbetet në vendin e shtatë, me 24 fitore dhe 22 humbje, ndërsa Dallas është një pozicion më sipër, me 25 fitore dhe 21 humbje, duke qenë shumë pranë Memphis Grizzlies.

Në “Air Canada Center” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur mes Toronto Raptors dhe LA Clippers, ku ajo që fitoi ishte pikërisht skuadra e Raptors me rezultatin 112-94, duke shënuar suksesin e tetë radhazi, që i jep mundësinë kësaj skuadre të qëndrojë e qetë në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, me 29 fitore dhe 15 humbje.

Për Toronton, Lowri me 21 pikë dhe 6 asist ishte ai që spikati pak më shumë se të tjerët, ndërkohë që për Clippers, më i miri ishte Chris Paul, me 23 pikë dhe 11 asist.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Brooklyn Nets mposhti Oklahoma City Thunder me rezultatin 116-106, ndërsa Boston Celtics fitoi me lehtësi ndaj Philadelfia 76ers me rezultatin 112-92.

Top Channel