PD, Tomorr Alizoti emërohet në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë

25/01/2016 12:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë zotin Tomorr Alizoti.

Alizoti ka mbaruar studimet e larta për gjermanistikë dhe më tej për sociologji në vitin 2006, në Manhaim të Gjermanisë. Në vitin 2007 ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit.

Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.

Tomorr Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.

Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial.

Top Channel