Tiranë, pranga vjedhësit të pensioneve

25/01/2016 12:50

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje.

Burime policore bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Alban Thomallari, i akuzuar për “vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas burimeve, Thomallari mbante postin e përgjegjësitë të shpërndarjes së pensioneve dhe me anë të mashtrimit kishte vjedhur pensionet e 8 shtetasve.

Top Channel