Ekspertiza: Firma e Karajit, por jo teksti i gjobës

25/01/2016 14:20

Firma e inspektorit të bashkisë së Tiranës Besmir Karaj është origjinale, ndërkohë që teksti i gjobës së lëshuar për PD me vlerën e 16 milionë lekëve nuk i përket atij.

Kjo është përgjigjja e laboratorit të kriminalistikës për llogari të hetimeve të prokurorisë, e cila është vënë në lëvizje pas kallzimit të inspektorit Karaj që pretendoi se firma e tij ishte falsifikuar, pasi ditën e protestës ai nuk kishte qënë në detyrë.

Burimet thanë se kjo përgjigje e ekspertëve është depozituar në prokurori, ndërkohë që më herët për gjobën e vendosur ndaj PD për dëmtim të kryeqytetit pas protestës së 8 dhjetorit inspektori, i cili e kishte firmosur atë mohoi të kishte dijeni.

Pas kallëzimit inspektori u pyet nga prokurorët ku dhe shpjegoi praktikën. Sipas tij blloqet e gjobave liheshin bosh dhe të firmosura në bashki . Prokurorët thanë në rruge jo zyrtare se do të thërrasin për të pyetur edhe kreun e policise bashkiake. Gjoba ndaj Partisë Demokratike u vendos pas protestes se 8 dhjetorit për dëmtim prone dhe ndotje të mjedisit.

Top Channel