IKMT në aksion për prishjen e objekteve, përplasje me pronarët

25/01/2016 14:35

IKMT ka vijuar aksionin e shembjes së objekteve në Himarë, në funksion të rehabilitimit anës detit të shëtitores së qytetit.

Në një prej objekteve të planifikuara për tu prishur ka pasur përplasje fizike mes pronarëve dhe policisë. Kjo e fundit është qëlluar me gurë.

Sipas një vendimi të dhjetorit të vitit të kaluar, është shembur një objekt tre katësh, si dhe është në procedurë një tjetër hotel.

Në një reagim zyrtar, IKMT shprehet se janë kryer të gjitha veprimet ligjore sicc i parashikon ligji, duke lajmëruar pronarët e këtyre objekteve.

Problemet dhe pretendimet e ngritura nga qytetarët, lidhur me dëmshpërblimet, nuk janë në kompetencën e IKMT. Punonjësit e IKMT janë në krye të detyrës dhe janë duke zbatuar urdhërat”, thotë njoftimi zyrtar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel