Durrës, shkarkohen 7 zyrtarë të ZRRP-së

25/01/2016 15:00

Shtatë punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pronave në Durrës janë shkarkuar nga detyra këtë të hënë.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se shkarkimi i funksionarëve, 4 prej të cilëve juristë dhe 3 hartografë, ka ardhur pas refuzimit të një urdhëri të ardhur nga ministri i Drejtësisë.

Urdhëri në fjalë, saktësojnë burimet, kishte të bënte me afatet në shërbim dhe për të njëjtin motiv u është tërhequr vëmendja 5 punonjësve të tjerë.

Pas shkarkimit, ZRRP ka ftuar të interesuarit që të aplikojnë për plotësimin e vendeve vakante.

Top Channel