Sherr banal, plagoset me armë i riu në Korçë

25/01/2016 15:45

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës në rrugën “Don Gjon Buzuku”, ku shtetasi Kristo Horanlli, rreth 30 vjeç, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasit me inicialet A.B., 25 vjeç.

Për pasojë, ky i fundit ka marrë plagë në këmbë dhe është shoqëruar menjëherë në drejtim të Spitalit të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila është njoftuar për të shtënat përmes një telefonate, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e dyshuar. Rrethanat e ngjarjes janë ende objekt hetimi, por paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur për arsye banale.

Policia thotë se 30-vjeçari rezulton person me precedentë penalë, i dënuar në të shkuarën për armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

Top Channel