Beqaj reagon për check-up: Kostoja nuk është 120 mln euro

25/01/2016 16:25

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj hodhi poshtë akuzat lidhur me konçesionin e kontrollit shëndetësor, i njohuir si check-up.

“Ajo çfarë duhet të shpjegojmë është se për një kontroll shëndetësor paguhet 1.537 lekë. Sigurisht që mbi këtë shërbim është edhe TVSH-ja. Ndërkohë, popullësia maksimale që ka këtë të drejtë është rreth 900 mijë vetë, por kontraktorit i garantohet pagesa për 475 mijë kontrolle të kryera në vit”, deklaroi Beqaj.

Ministri theksoi se kostoja nuk është aq sa thuhet, ndërsa përfitimi për identifikimin e sëmundjeve dhe shpëtimin e jetëve të njerëzove është shumë më i madh.

“Pra, me tarfiën unitare dhe këtë volum të garantuar kostoja vjetore është rreth 6.3 ose 6.4 milionë dollarë dhe e shtrirë në 10 vjet 64 milionë. Kjo është kostoja, por ne jemi të bindur dhe vlerësimet e tregojnë një gjë të tillë, që përfitimi është i madh. Është i madh sepse zbulimi i sëmundjeve të zemrës, tensionit apo diabetit ul ndjeshëm kostot për shërbimin shëndetësor dhe vlerësohet se duhet të kursejmë në vit 12 ose 12.5 milionë dollarë, ose në 10 vjet 125 milionë dollarë”, saktësoi Beqaj.

Top Channel