Shaquille O’Neal surprizon fëmijët, luan basketboll me ta në rrugë

25/01/2016 00:00

Ish-ylli i NBA, Shaquille O’Neal është rikthyer të luajë basketboll, por këtë herë në rrugë, duke i dhuruar momente emocionuese fëmijëve në lagjen Gainesville, në Florida.

Javë më parë u publikua një video në “Youtube”, ku një polic është bashkuar me fëmijët në rrugë për të luajtur basketboll, pavarësisht se ai ishte thirrur për t’i larguar ata nga rruga. Video është shikuar më shumë se 15 milionë herë, një ndër ta ishte edhe O’Neal.

Ky veprim i policit i ka bërë përshtypje legjendës së NBA, i cili ka shkuar në rajonin e policisë duke falenderuar oficerin për veprimin e bërë. Për habinë e të gjithëve dhe në veçanti të fëmijëve, së bashku me një patrullë polici, O’Neal ka shkuar sërish në lagja duke luajtur së bashku basketboll me fëmijët.

Ish-basketbollisti më pas ka rrëfyer se edhe ai është rritur në periferi, ndërsa ka thënë se sporti i basketbollit i vjen në ndihmë fëmijëve të rriten dhe të largohen nga rruga.

Top Channel