Doutzen Kroes feston 31-vjetorin, ja surpriza për fansat në “Instagram”

25/01/2016 00:00

Ajo festoi ditëlindjen e saj të 31-të të shtunën duke kaluar një natë jashtë me miqtë e saj, ndërsa të hënën Doutzen Kroes postoi për ndjekësit e saj një foto mahnitëse.

Modelja holandeze dukej rrezatuese në foton me të brendshme. Gjithashtu, modelja tashmë 31-vjeçare ka postuar edhe foto të mbrëmjes së kaluar së bashku me miqtë e saj.

Karriera e Doutzen si modele nisi në vitin 2001, ku ajo u shpërngul në Nju Jork nga fshati i vogël Eastermar në Holandë në moshën 18-vjeçare, por ajo gjithmonë kishte aspiratat për të qenë e famshme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel