Hueyda dhe Isli triumfuesit e “Në 1 javë”

25/01/2016 00:00

Finalja e “Në 1 Javë”, ka qënë një mbrëmje e mbushur me emocione dhe performanca të mrekullueshme. Prej 10 javësh, 8 konkurretët Alban Nimani, Gazmend Paja, Hueyda El Sayed, Isli Islami, Marsela Çibukaj, Roland Hysi, Soni Malaj dhe Olta Gixhari kanë dhuruar performanca të shkëlqyera nëpër disiplina të ndryshme.

Por Hueyda dhe Isli kanë qënë triumfuesit e këtij çmimi të rëndësishëm, paratë e të cilit do të shkojmë për bamirësi. Isli Islami ka deklaruar se paratë e këtij çmimi do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të Shoqatës Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë “Anad”, ndërsa Hueyda ka vendosur t’ju shkojë në ndihmë fëmijëve autik të qendrës “Tiss”.

“Kjo fitorja jonë është një ëndërr, s’ja lejoja vetes as ta ëndërroja. E dua shumë Islin dhe qendrën “Anad” për të cilën garoi, si dhe jam e lumtur që pata mundwsi të kontribuoj sadopak për të ndihmuar fëmijët autik të qendrës “Tiss”. Uroj që ky të jetë vetëm fillimi…”, shkruan në një postim të bërë në “Facebook”, Hueyda.

“Kur ju them faleminderit, a më besoni? Faleminderit TE GJITHEVE! Kjo është për të gjithë personat që nuk dëgjojnë, anëtarët e shoqatës “Anad”, fëmijët e qendrës ‘Tiss’”, shkruan Isli në postimin e tij të “Facebook”.

Top Channel