Sokol Balla merr drejtimin e Informacionit në Top Channel

25/01/2016 00:00

Sokol Balla rikthehet në krye të Departamentit të Informacionit në Top Channel.

Drejtuesi i njohur i emisionit kryesor politik “Top Story” do të jetë Drejtori i ri i Informacionit në këtë televizion, duke zëvendësuar në këtë post Bledar Zaganjorin. Sokol Balla e ka mbajtur edhe më parë këtë pozicion në Top Channel.

Që nga tetori i vitit 2006, “Top Story” është shndërruar nga sezoni në sezon, në teatrin kryesor politik të ekraneve shqiptare, nga ku gjenerohet debat, diskutime, përballje, lajm dhe ide.

Top Channel