Efektivja e policisë përplaset në autostradën Tiranë-Durrës

25/01/2016 20:25

Një punonjëse policie ka mbetur e plagosur mbrëmjen e së hënës në autostradën Durrës-Tiranë, pasi është përplasur nga një automjet.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se, efektivja e policisë me inicialet R.Sh. është aksidentuar gjatë kohës që ka qenë me shërbim, nga një automjet tip BMW i drejtuar nga Ridvan Allmeta.

Ky i fundit është shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës, ndërsa punonjësja e policisë është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, nga ku fatmirësisht mësohet se ka pësuar vetëm fraktura të duarve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit.

Top Channel