Kina liron aktivistin suedez për të drejtat e njeriut, Peter Dahlin

26/01/2016 00:00

Aktivisti suedez i të drejtave të njeriut, Peter Dahlin, që ishte akuzuar dhe mbahej në burg nga autoritetet kineze si “kërcënim të sigurisë kombëtare”, është liruar dhe larguar drejt vendlindjes së tij.

Lajmi për lirimin e tij është konfirmuar edhe nga Ambasada suedeze, por nuk ka dhënë më shumë detaje. 35-vjeçari Dahlin bëri një dalje publike në televizion shtetëror duke pranuar fajin.

Ministri i Jashtëm, Margot Wallstrom mirëpriti vendimin për lirimin e Dahlin, por shprehu shqetësimin për një tjetër suedez i cili është zhdukur.

Gui Minhai, një shtetas suedez që jeton në Hong Kong, është njëri prej pesë personave të lidhur me një shtëpi botuese të cilët u zhdukën në tetor të vitit të kaluar sa ishin me pushime në Tajlandë.

Në Hong Kong besojnë se ata janë rrëmbyer nga Kina dhe po mbahen për shkak të një libri mbi të cilin kanë qenë duke punuar, ku besohet se të ishte shumë kritik për autoritetet komuniste.

Edhe Mihani bëri një dalje publike në televizionin shtetëror në fillim të këtij muaji, ku tha se iu ishte dorëzuar në mënyrë vullnetare autoriteteve kineze.

Top Channel