Kendall Jenner: Nuk kam marrë mësime modelimi

26/01/2016 00:00

Ajo po shijon suksesin e arritur si modele, dhe ka sfiluar për mjaft stilistë ku përfshihet dhe brandi i famshëm Chanel.

Por ajo pranon se për të ecur në sfilatë dhe për të pozuar para kameras nuk ka marrë mësime modelimi.

20-vjeçarja pranon se nuk ka bërë asnjë trajnim, ku thotë se edukimi i saj është “100 për qind eksperiencë”.

“Unë nuk kam marrë asnjëherë mësime modelimi. Ka qënë diçka që duhet ta mësoja me kohën”, shkruan Kendall në një postim në faqen e saj në internet.

“Ndershmërisht, mendoj se e vetmja mënyrë se si të modelosh është vetëm eksperienca dhe mënyra si përfshihesh, duke bërë foto të ndryshme. Asnjëherë nuk kam pasur dëshirën të marr mësime për këtë, por është 100 për qind vetëm eksperiencë”, vijon modelja.

Top Channel