Djokovic- Federer, finalja e parakohshme e Australian Open

26/01/2016 00:00

Novak Djokovic-Roxher Federer do të jetë finalja e parakohshme e Australian Open. Do të jenë 2 tenistët më të mirë për momentin, numri 1 i botës përballë numrit 3, të cilët do të ndeshen në gjysëmfinalen e parë të Melburnit.

Serbi Djokovic mposhti në 3 sete japonezin Kei Nishikori ndërkohë që zvicerani Federer kaloi me lehtësisht nga ç‘pritej çekun Tomas Bërdish. Kjo do të jetë sfida e 45 mes këtyre dy tenistëve, të cilët në përballje direkte kanë një bilanc të barabartë, 22 fitore dhe 22 humbje secili.

Kështu, gjysëmfinalja e të enjtes do të lerë jashtë këtij kompeticioni një nga tenistët më favoritë për fitoren finale të Australian Open.

Top Channel