Sheiku Salman dhe Gianni Infantino në garë për kreun e FIFA-s

26/01/2016 00:00

Komiteti elektoral Ad-hoc në FIFA ka zyrtarizuar 5 pretendentët për postin e presidentit të FIFA-s, zgjedhje të cilat do të zhvillohen me 26 shkurt të këtij viti.

Princi i Jordanisë Ali Bin El Hussein, Sheiku nga Bahrejni Salman Bin Ibrahim El Khalifa, francezi Jerome Champagne, Sekretari i UEFA-s Gianni Infantino dhe afrikano jugori Tokyo Sexwale do të garojnë mes tyre për të zënë vendin e Sep Blatter.
Pavarësisht se të 5 këto emra janë hedhur në sulm për të marrë sa më shumë vota, kreu i konfederatës aziatike Sheiku Salman dhe sekretari i UEFA-s Infantino shihen si kandidatët potencialë që mund të zgjidhen president të FIFA-s.

Top Channel