Korçë, aksident me motor çifti i bashkëshortëve

26/01/2016 00:00

Dy persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar pasditen e së martës në rrugën që lidh fshatin Shëngjergj me Zvezdë, në Korçë.

Një çift bashkëshortësh, Jani dhe Fatmira Lamka, banues në Plasë, mësohet të kenë marrë plagë dhe dëmtime të shumta pasi po lëviznin me një motor, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrolli nga ana e drejtuesit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se pasi janë rrëzuar dy personat janë zvarritur mbi 6 metra derisa janë përplasur në fund të kanalit.  Pas aksidentit të dëmtuarit janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Top Channel