El Shaarawy, menjëherë nën urdhrat e Spaletit

26/01/2016 00:00

Pas kryerjes me sukses të vizitave mjekësore në mëngjes, Stephan El Shaaraëy i është bashkuar ekipit të Romës në stërvitje pasditen e së martën, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Spaleti.

“Faraoni” e zyrtarizoi kalimin e tij te Roma nga Monako vetëm një ditë më parë. Formuala e transferimit të 23-vjecarit është në formën e huazimit për 2 milionë euro, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 13 milionë.

Gjatë pjesës së parë të sezonit, El Shaarawy ishte huazuar nga Milani tek Monako në kampionatin Francës, por klubi i principatës e aktivizoi gjithsej në 24 ndeshje, një më pak se ç’ishte shkruar në kontratë për të qenë i detyruar për ta blerë. Duke qenë se trajneri Mihajloviç nuk e kishte në planet e tij, Milani bëri gjithçka për t’i gjetur një destinacion të ri sulmuesit, që tashmë rikthehet në Serinë A, por me një fanellë të re.

Top Channel