Të “zhveshësh” femrën me objektiv

26/01/2016 00:00

E hëna e kësaj jave rezervoi për artdashësit e Tiranës diçka ndryshe. Një ekspozitë fotosh nudo të fotografes Eva Sula.

Shfaqja, e zhvilluar në Qendrën Rinore të Tiranës, “provokoi” të pranishmit, të cilët patën mundësinë të vlerësojnë disa foto artistike nga objektivi i Evës.

Për të bërë të mundur shfaqjen, artistja zgjodhi 3 modele, me të cilat realizoi 40 fotografi, apo siç i quan ajo “shkrime në dritë”. Puna zgjati për gati dy vite, kohë e përshtashme, që artisja të përzgjidhte punët më të mira.

Fotot e saj vijnë si vizione dhe, kësaj here, muza ishte pikërisht trupi i zhveshur i femrës. Sipas artistëve, tabutë janë thyer me kohë, por që të mbahen të rrëzuara duhet një vazhdimësi.

Femra është eros dhe erosi është delikat. Këtë ka dashur të japë Eva në trajtë delikate, të brishtë, herë-herë të dhunshme, por kurrsesi vulgare.

Vizitorët vlerësuan ekspozitën, si dhe patën mundësinë të bëjnë komente tek fotot më interesante, duke na kujtuar edhe njëherë sa shumë kemi nevojë për art dhe aktivitete të tilla.

Top Channel