Lezhë, plagos me thikë bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari

26/01/2016 21:35

Policia e Lezhës ka njoftuar arrestimin në flagrancë të një 53-vjeçari, i cili ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Tom Pllumbi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale S.P., 51 vjeç, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg’’.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Top Channel