Kupa e Italisë, Milani marshon drejt finales

26/01/2016 00:00

Milani ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Alesandrisë minimalisht 1-0.

Kjo ishte hera e parë pas 32 vitesh që një skuadër e Serisë C, tani Liga Profesioniste, arriti  deri në këtë nivel të këtij aktiviteti.

Goli i Balotelit me një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë rezultoi i vetmi për skuadrën kuqezi.

Do të ketë edhe ndeshje kthimi mes këtyre dy skuadrave për të përcaktuar ekipin që kalon në finale. Ndeshja e dytë do të luhet në 1 mars.

Çifti tjetër gjysmëfinalist është Juventus-Inter.

Top Channel