Alarmi për të shtëna në San Diego, i rremë

27/01/2016 00:00

Të shtënat me armë zjarri qe u raportuan nga Qendra Mjekësore Detare në San Diego të Shteteve të Bashkuara, rezultuan te ishin alarm i rremë.

Ky tension mbajti për disa orë të aktivizuar forcat e sigurisë.

Sipas gazetës “Telegraph” alarmi u ngrit pasi institucioni në fjalë, përmes faqes zyrtare në Facebook, beri të ditur se “të gjithë të pranishmit u këshilluan të largohen ku të munden, të fshihen ose të kundërpërgjigjen”.

Në faqen zyrtare të internetit, Qendra Mjekësore Detare e San Diegos e konsideron vetveten si “sistemi më i madh dhe më gjithëpërfshirës ushtarak në Perëndim të Shteteve të Bashkuara”. Në të ndodhen 8 klinika për personelin në detyrë dhe 9 vendndodhje të kujdesit primar për familjarët e tyre.

Ndërtesa në fjalë ka pasur mbi 1,2 milionë pacientë të jashtëm në vitin 2014, ndërkohë që në të janë shtruar mbi 19 mijë pacientë përpara dy vitesh. Spitali ofron një set të plotë të shërbimeve mjekësore, përfshi këtu edhe lindjet.

Top Channel