Kanadaja heq sanksionet ndaj Iranit

27/01/2016 00:00

Kanadaja ndjek shembullin e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian pasi ky shtet ka vendosur të heq sanksionet ndaj Iranit. Lajmi u bë i njohur nga ministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi, Stephane Dion.

“Kandaja do t’i heq sanksionet dhe do të ndryshojmë politikë. Gjithsesi, sanksionet nuk ishin të mira për asnjërën palë”, deklaroi Dion në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pavarësisht konfirmimit se Irani do të çlirohet nga sanksionet, Dion nuk ka dhënë ndonjë datë se kur fjalët e tij do të gjejnë zbatim në praktikë.

Gjithsesi, kjo lëvizje e Kanadasë vjen vetëm disa javë pas marrëveshjes së arritur mes Teheranit dhe fuqive të mëdha botërore, që bëri që SHBA-të dhe Bashkimi Europian të heqin sanksionet ekonomike si “shpërblim” për frenimin e programit nuklear irianian.

Top Channel