Mihajlovic i drejtohet gazetarit: Mos tall b…!

27/01/2016 11:40

Pas përfundimit të ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Alessandrias, trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, u përgjigj i nevrikosur ndaj një pyetjeje që iu bë në lidhje direkte televizive.

Njëri prej gazetarëve në studiot e Rai-t i bëri një pyetje ironike Mihajlovicit mbi rastin e Luiz Adrianos, sulmuesit i cili u shit në Kinë, por pas disa ditësh u kthye sërish te Milani, pasi operacioni i transferimit dështoi.

Ja përgjigja e trajnerit të Milanit: “Po bën humoristin këtu? Mua po më duket sikur po tall b…”

Në lidhje me ndeshjen, Mihajlovic u shpreh se nuk është plotëisht i kënaqur, pasi sipas tij skuadra që drejton humbi shumë raste për shënim.

Top Channel