Qyteti Pacifica në Kaliforni ka shpallur gjendjene e emergjencës dhe ka urdhëruar evakuimin e banorëve në brigjet e oqeanit, pasi rrezikohen tu shemben shtëpitë, si pasojë e stuhisë së pamishirshme El Nino.

Pamjet dramatike të postuara në YouTube tregojnë shkëputje masive të tokës ku ndodhen edhe disa shtëpi që rrëzohen. Të hënën disa banorë janë larguar menjëherë pasi shtëpitë e tyre u rrëzuan, duke iu bashkuar të pastrehëve të tjerë që kanë braktisur ndërtesat në vitet e kaluara.

Stuhia në 2003 nisi të krijonte rrëshqitje toke në Pacifica. Disa shtëpi e apartamente u braktisën në 2010 dhe tani do të shemben. Zyrtarët janë munduar të forcojnë bregun, duke vendosur shkëmbinj e beton për të përforcuar bazën.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel